SHBA moti i keq mbyll centralin Fort Chalhoun

Pasojat e motit të trazuar mbyllin një central bërthamor amerikan. Stacioni nuklear i Fort Chalhoun do të qëndrojë i mbyllur për shkak të ngritjes së ujërave të lumit Missouri, bënë të ditur zyrtarët të cilët gargantuan se vetë centrali nuk është përmbytur. “Reaktori është ende i thatë", bëri të ditur Scott Burnell, zëdhënësi i Komisionit Rregullator Bërthamor.
Uzina 478 Megavat në veri të Omahas u mbyll më 9 prill dhe që atëherë ka qëndruar e mbyllur për shkak të përmbytjeve. Lumi Missouri, i fryrë nga shirat dhe bora e shkrirë, ka përmbytur fushat që nga Montana përmes Missouri. Stacioni i Fort Calhoun është në pronësi dhe operohet nga Kompania publike e qarkut të Omahës dhe furnizon me energji elektrike qytetin më të madh të Nebraskës.
Përreth centralit është ndërtuar një mur dheu për të penguar përmbytjen e tij, ndërsa rreth 60 kilometra në jug të Omahës pranë Brownsville është një tjetër central bërthamor që operon përtej kapaciteteve për të siguruar energji për gjithë Nebraskën. Aktualisht, niveli i lumit Missisipi është në 896,6 metra mbi nivelin e detit.
Delina Bitraku