Trukimi i ndeshjeve Koreja e Jugut pezullon 10 futbolliste

Ndërsa futbolli europian vazhdon të vuajë nga bastet e paligjshme sportive, leksione të vërteta për luftën kundër trukimit të ndeshjeve vijnë nga Azia. Liga profesioniste e Koresë së Jugut ka përdorur dorë të hekurt ndaj të gjithë lojtarëve të implikuar në paracaktimin e rezultateve, duke pezulluar për jetë dhjetë futbollistë.
Sipas hetuesve, ata janë aktorë në një rrjet kriminal që kontrollonte bastet e paligjshme sportive, ndërsa paguante shuma marramendëse për të blerë lojtarët. Në një hetim të muajit prill një lojtar kishte marrë 12 milionë të monedhës vendase “won”, ose 110,6 mijë dollarë për të trukuar rezultatin e ndeshjes. Këto para ai i kishte ndarë dhe me shtatë lojtarë të tjerë të skuadrës.
Tani ai bashkë me disa lojtarë të tjerë janë pezulluar përjetësisht nga futbolli, ndërsa një tjetër i përfshirë në skandalin e basteve i dha fund jetës së tij, duke u vetëvrarë në një hotel. Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, ai ishte një nga protagonistët e basteve të paligjshme që kishin pushtuar kampionatin vendas.
Gjithsesi, rasti i Koresë së Jugut është vetëm njëri nga shumë hetimet që po zhvillohen në të gjithë botën e futbollit. Italia është përfshirë nga një skandal i vërtetë, ndërsa FIFA po heton në lidhje me dyshimet për trukimin e tre ndeshjeve në turneun e Amerikës Qëndrore dhe Veriore “Golden Cup”.
Nertan Prifti