E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsimi i lartë, Berisha: Të hiqen tekstet e mykura


Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar se këtë vit në universitet do pranohen
23 mijë e 534 studentë në 180 degë e profile të këtyre shkollave. Ai tha se rritja e numrit të studentëve është e domosdoshmë ndërkohë që theksoi se do ketë shtim të pranimeve në degët e teknologjisë së informacionit dhe gjuhëve të huaja. "Rriten pothuaj tre herë pranimet në shkencat e shoqërisë së informacionit e teknologjisë së lartë. Në degët e lidhura me teknologjinë e informacionit marrin 33% të të gjitha pranimeve", saktësoi ai.
Kryeministri pohoi gjithashtu se shumë shpejt do nisë sistemi i akreditimit.
Duke folur për çështjen e tekteve në universitete, Berisha tha se tekstet janë jetike në radhë të parë për përgatitjen e pedagogëve. "Në buxhetin e këtij viti zëri i teksteve do jetë më i rëndësishmë. Dua të përgatitet një vendim që të çlirojë studentët nga tekstet e mykura. Ka tekste të viteve '70 kur na detyronim të shkruanim tekste që mos merrnim tekste të huaja. Fakulteti të përcaktojë tekset që do përkthejë ", theksoi kryeministri.

Kreu i qeverisë ka kërkuar gjithashtu që në çdo fakultet të sigurohet libraria dixhitale që të gjenden titujt e studimeve që i nevojiten studentëve dhe profesorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›