E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA nderon forcat e armatosura ne Diten e Veteraneve

Presidenti i Shteteve te Bashkura Barak Obama udheheq vendin per te nderuar veterante sot ne festen kombetare kushtuar atyre qe kane sherbyer ne forcat e armatosura.

Ne kuader te Dites se Veteraneve Presidenti Obama ka ne plan te marre pjese ne ceremonine per vendosjen e kurorave dhe do te mbaje fjalim ne Varrezat Kombetare te Arlingtonit ne periferi te Uashingtonit. Me vone ai do te shkoje ne San Diego te Kalifornise ku do te mbaje fjalim ne aeroplanmbajtesen e marines USS Carl Vinson.

Dita e Veteraneve shenon  marreveshjen e armepushimit te Luftes se Pare Boterore ne vitin 1918 me 11 nentor ne oren 11. Ne Evrope dhe gjetke ajo kujtohet si dita e perfundimit te luftes.

Ne fillim te ketij muaji Presidenti Obama beri nje proklamate per te nderuar burrat dhe grate qe sherbejne ne forcat e armatosura amerikane. Ne proklamate thuhet se si ne kohe lufte ashtu edhe ne kohe paqeje veteranet i kane sherbyer me kurajo dhe ne menyre shembullore vendit dhe popullit. Ai tha se ata kane bere sakrificat sublime per te mbrojtur vendin e tyre te dashur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›