Veterane te luftes ne Irak dhe Afganistan flasin mbi rolin amerikan ne bote

Sot ne Shtetet e Bashkuara eshte Dita e Veteraneve nje feste kombetare per te kujtuar dhe nderuar veteranet e te gjitha lufterave. Dita e Veteraneve daton qe nga fundi i luftes se pare boterore. Kete vit kjo dite fetohet me pak se dy muaj para kthimit ne atdhe te te gjitha trupave amerikane te dislokuara ne Irak dhe ndersa gati 100 mije ushtare amerikane ndodhen ende ne Afganistan.
... Keta studente ne kolegjin Santa Monica kane nje lidhje te perbashket. Ata jane veterane lufte dhe takohen nje here ne jave per miqesi dhe mbeshtetje. Per disa prej tyre realiteti dhe tmerri i luftes eshte ende shume i gjalle.
Kur u ktheva ne shtepi mu deshen 3 vjet qe te stabilizohesha me jeten civile. Perjetova nje ndjenje pasigurie pasi nuk na u sigurua nje periudhe tranzicioni dhe pershtatjeje.
Monica Scates sherbeu gjate gjithe luftes se Gjirit Persik kunder Irakut para 20 vjetesh. Kur u kthye ne shtepi ajo vuante nga stresi i shkaktuar prej traumes.
Humba jeten martesore humba familjen dhe shtepine.
Me ne fund ajo mori kurimin e duhur dhe sapo ka filluar studimet universitare.
Veterani i ushtrise Daniel Anderson sherbeu ne Irak dhe Afganistan. Ai hyri ne ushtri sepse nuk po shkonte mire ne universitet.
Nje veteran tjeter i luftes ne Afganistan Christopher Bellingham hyri ne ushtri per te siguruar te ardhura per studimet universitare.
Qe te tre kane sherbyer ne ushtri por ata kane pikpamje te ndryshme lidhur me kursin e Amerikes ne te ardhmen ne Irak dhe Afganistan.
Monica Scates eshte kunder terheqjes se trupave amerikane nga Iraku ne fund te ketij viti.
Kjo terheqje ne fund te vitit do te ishte njesoj sic vepruam ne Vietnam. Ne duhet te stabilizojne se pari popullin irakian. Ata nuk kane nje qeveri te qendrueshme dhe as nje force te qendrueshme ushtarake.
Daniel Anderson nuk eshte i ketij mendimi.
Mendoj se eshte koha qe ne te terhiqemi sepse irakianet jane gati te kujdesen per fatin e tyre.
Ai nuk eshte i sigurte nese lufta ne Irak ishte e vlefshme si per sa i perket kostos humane ashtu edhe asaj ushtarake.
Me vjen mire qe Sadam Huseini u permbys nga pushteti. Ne Irak gjendja nuk eshte me mire sepse ai vend eshte perfshire nga korrupsioni i hapur. Mendoj se lufta ne Irak ishte nje konflikt politik dhe strategjik dhe jo nje lufte e domosdoshme.
Christopher Bellingham thote se Shtetet e Bashkuara duhet te terhiqen edhe nga Afganistani.
Atje nuk ka me nje objektiv. Ne kemi derdhur shume para ne ekonomine afgane dhe ne fakt Shtetet e Bashkuara perbejne ekonomine e te gjithe atij vendi. Afganet bejne para si rezultat i pranise tone. Nuk ka rendesi se kur terhiqemi afganet nuk do te jene ne gjendje te ruajne nivelin e zhvillimit ekonomik qe ne krijuam per ta.
Por Daniel Anderson thote se populli afgan ka nevoje per ndihmen amerikane kunder talebaneve.
Populli afgan shtypet nga ajo organizate e tmerrshme prandaj mendoj se ia vlen qe talebanet te vazhdojne te luftohen.
Keta tre veterane nuk besojne se amerikanet e vleresojne plotesisht misionin e trupave te tyre ne Irak dhe Afganistan. Per kete ata fajesojne pjeserisht median amerikane.
Pervoja ne ushtri po i ndihmon keta tre veterane te planifikojne te ardhmen e tyre. Scates dhe Bellingham duan ti hyjne nje kariere per te ndihmuar veteranet e tjere te luftes. Anderson deshiron te behet regjizor ne menyre qe te ndaje me te tjeret pervojat e tij.