E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati italian miraton masa te reja shtrenguese per ekonomine

Senati italian miratoi masa te reja shtrenguese per ekonomine hapi i pare per te lehtesuar krizen financiare te vendit dhe per te hapur rrugen per doreheqjen e pritur te kryeministrit Silvio Berlusconi. Dhoma e Larte e parlamentit italian miratoi reformat financiare sot ndersa dhoma e ulet e deputeteve pritet ta miratoje paketen neser. Kjo ka te ngjare te coje ne formimin e nje qeverie te re te kryesuar nga ish komisioneri i Bashkimit Evropian per konkurrencen Mario Monti.

Perspektiva e nje qeverie tranzicioni drejtuar nga Mario Monti qetesoi tregjet per te dyten dite me nivelin e huase per bonot e thesarit 10 vjecare te Italise ne 6 presje 59 per qind.

Tregjet u gjalleruan me bursen e Milanos qe u ngrit 1 presje 7 per qind.

Tregjet u tronditen kete jave mbi pasigurine politike te Italise dhe shqetesimet se vendi po shkonte drejt nje krize ekonomike si Greqia qe do te kercenonte ekzistencen e mbare Eurozones.

Nje shenje stabiliteti erdhi pasi Italia ishte ne gjendje te merrte nje hua prej 6 presje 8 miliarde dollaresh me nje interes me te ulet sesa ce prisnin analistet.

68 vjecari Mario Monti eshte favoriti  per te marre drejtimin e Italise per kapercimin e krizes financiare pasi u emerua senator i perjetshem nga presidenti Xhorxho Napolitano i cili si kreu shtetit do te caktoje kryeministrin e ardhshem.

Megjithate analisti Gianmaria Bergantino thote se Monti eshte hapi i pare per Italine.

Ne duhet te miratojme nje ligj te ri votimi dhe me pas ne 2012 do te shohim gjithe keto ndryshime qe do te ndodhin ne ekonomine tone per te ulur ne menyre drastike borxhin dhe duke rritur GDP-ne.

Napolitano i ka siguruar investitoret se Berluskoni do te jape doreheqjen sipas premtimit pasi reformat do te miratohen brenda fundjaves.

Italia eshte nen presion te deshmoje se ka nje strategji per te zgjidhur krizen e borxhit por rritja ekonomike eshte e dobet dhe qeveria nuk ka arritur te miratoje reforma per ta gjalleruar ate gjate dekades se fundit.

Me Eurozonen dhe ekonomike globale ne rrezik dhe me kercenimin e nje falimentimi financiar te Italise qeverite evropiane po nxisin Romen te qartesoje me shpejtesi pikepyetjet rreth udheheqjes se saj politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›