E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomite evropiane perballe sfidave te veshtira

Greqia ka nje kryeminister te ri dhe Italia pritet te beje shume shpejt te njejten gje nderkohe qe udheheqesit evropiane po perpiqen te ringjallin besimin e tregjeve financiare dhe te pengojne rendimin e krizes ekonomike ne rajon.

Greqia zgjodhi ekonomistin Lukas Papadhimas per te kryesuar qeverine e saj te perkohshme. Qellimi eshte miratimi i kushteve te veshtira te paketes evropiane te shpetimit financiar.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni pozita e te cilit eshte veshtiresuar  pritet ti hape rrugen nje qeverie te perkohshme qe gjithashtu mund te drejtohet nga nje ekonomist.

Keto masa synojne te rikthejne besimin tek dy ekonomite dhe tek udheheqja e tyre si dhe te stabilizojne tregjet financiare me shpresen se do te shmangen pasojat e renda per te cilat eshte folur aq shume ne media keto dite.

Por ekonomisti Ben May i firmes Capital Economics te Londres thote se kjo nuk eshte thjesht ceshtje e imazhit dhe besimit. Sipas tij borxhi i Italise eshte aq i madh saqe ky vend i cili perben ekonomine e tete me te madhe te botes nuk do te mund ta paguaje dot te gjithe dhe kjo mund te kete pasoja rajonale dhe globale.

Frika rreth Italise eshte ne rritje dhe sigurisht ne mendojme se ekziston mundesia reale qe ajo te mos arrije te paguaje dot kestet e borxhit.

Ekonomistja me origjine italiane Leila Simona Talani e Kolegjit Mbreteror te Londres thote se shqetesime te tilla jane te pajustifikuara

Nuk mendoj se situata eshte jashte kontrollit. E di se jo-italianet kane pershtypjen se nje borxh i tille i madh nuk mund te kontrollohet. Ky eshte nje borxh i madh. Por italianet e dine megjithate se ky borxh eshte i financuar nga vete italianet dhe ka shume gjasa te vazhdoje te paguhet prej tyre qofte edhe me nje perqindje me te larte se me pare.

Por Bashkimi Evropian ka vene kushte te ashpra per financimin e ekonomive ne veshtiresi duke kembengulur ne nje monitorim te fuqishem.

Tashme planet e shkurtimeve kane shkaktuar trazira shoqerore vecanerisht ne Greqi.

Edhe ne Britani ka patur demonstrata si kete jave nga ana e studenteve qe protestojne kunder rritjes se tarifave arsimore qe kane ardhur nga ulja e shpenzimeve qeveritare per te shmangur nje skenar italian ose grek.

Disa eksperte jane te shqetesuar se shkurtimet e ashpra mund te cojne ne nje recesion te zgjatur ne disa vende dhe kane filluar te bejne thirrje per shpenzime qe do te nxisnin rritjen

Kemi humbur fuqine konkurruese dhe produktivitetin. Prandaj duhet investuar ne keto fusha.

Kjo eshte dicka e veshtire te kaperdihet per udheheqesit evropiane vemendja e te cileve eshte perqendruar te reduktimi i borxhit dhe te perpjekjet per te bindur investitoret se vendet me probleme financiare mund te arrijne te jetojne brenda mundesive te tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›