E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat greke Ministria e Jashtme terheq konsullin Economou

Ministria e Jashtme e Greqise ka thirrur konsullin e pergjithshem te saj ne Korce Theodore Economou per raportim. Sipas mediave greke pervec raportimit behet fjale edhe per nje terheqje te parakohshme nga detyra. Lajmin e kane bere te ditur mediat greke qe sipas tyre ministria e jashtme ka vendosur te therrase per konsullin te dhene shpjegime mbi ngjarjet e fund ne Shqiperia qe kane pasur si pikenisje thirrjet e tij per ndryshime kombesie.

Konsullata greke ka konfirmuar nje lajm te tille. Sipas saj behet fjale per nje largim te parakohshem nga detyra per shkak te thirrjeve te konsullit per ndryshim kombesie.

Ministri i Puneve te Jashtme i Shqiperise Edmond Haxhinasto pak dite me pare kishte deklaruar se po pritej reagimi i Greqise per ngjarjen e ndodhur.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›