E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, në Kapitol ndizet pema e Krishtlindjeve

WASHINGTON- Kreu i Senatit Nancy Pelosi ndezi dritat e pemës së Krishtlindjeve të vendosur përpara Kapitolit. Pema e lartë me nuanca blu u soll nga Pyjet Kombëtare Apache-Sitgreaves në Arizona.

6,000 zbukurimet e vendosura në të u realizuan nga fëmijët në Arizona. Studentët u nxitën të krijonin zbukurimet e tyre duke përdorur materiale të riciklueshme si dhe të përcillnin mesazhe pro-ambjentaliste përmes krijimeve të tyre.

Banda e Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe Kori i Kongresit interpretuan gjatë ndezjes së dritave. Tradita kërkon që në ndezjen e dritave të marrë pjesë edhe një fëmijë. Këtë vit ky nder i takoi Kaitlyn Ferencik nga Surprise, Arizona. Pema e Krishtlindjeve do të qëndrojë e ndriçuar deri në orën 23 të datës 1 Janar 2010.
(s.t/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›