Serbi, kapet 21 kg heroinë. Ishte fshehur në kuti këpucësh
BEOGRAD- Policia serbe sekuestroi një ngarkesë me heroinë me vlerë 1,5 milionë dollarë në apartamentin e një qytetari malazez në Beograd. Droga në sasinë 21 kilogramë e paketuar, ishte dërguar nga Turqia dhe ishte futur në kuti këpucësh. Vlera e saj në treg ishte 1,5 milionë dollarë, ndërkohë që apartamenti i sipërpërmendur ishte marrë me qera nga një qytetar malazez. Serbia shërben si rrugë tranzit për kontrabandën e drogës për linjat që lidhin Azinë Qendrore dhe Jugore me Evropën Perëndimore.
(atsh/BalkanWeb)
(atsh/BalkanWeb)