E Diel, 1 Nëntor 2026

Massachusetsi kërkon njohjen e Nagorni Karabahut

Ligjvënësit e shtetit amerikan Massachusets kanë kaluar një rezolutë, e cila i bën thirrje presidentit Barack Obama dhe Kongresit të SHBA-së “të mbështesin pavarësinë demokratike” të Nagorni Karabahut – enklavës së banuar me shumicë armene në Azerbajxhan.

Rezoluta po ashtu lavdëron zgjedhjet de fakto presidenciale të muajit të kaluar në këtë territor, si një “hap i madh” në zhvillimin demokratik.

Masa pason miratimin e një rezolute të ngjashme nga legjislatura shtetërore e Rhod Island, në muajin maj.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për Nagorni Karabahun nga viti 1988 deri në vitin 1994.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›