E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zarif:Do veprojmë sipas mandatit në Kosovë

Këshilli i Sigurimit ka mbajtur ditën e djeshme një seancë me dyer të mbyllura lidhur me gjendjen në Kosovë, në të cilën ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
 

Në fjalën e tij, ushtruesi i detyrës së shefit të misionit UNMIK në Kosovë, Farid Zarif, ka thënë se të gjitha institucionet ndërkombëtare do të veprojnë sipas mandatit dhe kompetencave.

Zarif po ashtu ka thënë se të gjitha institucionet ndërkombëtare, KFOR dhe EULEX i kanë të qarta kompetencat e tyre dhe e dinë se çfarë do të bëjnë.
 

Sa i përket vendosjes së barrikadave të serbëve në veri të Kosovës, Zarif është shprehur se hapat e njëanshme dhe të ngutshme të serbëve nuk janë të dobishme, prandaj duhet koordinuar që gjithçka të rrjedhën pa probleme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›