E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, në shtator mbyllja finale e pusit të naftës

Lajmi u pohua sot nga zyrtari kryesor i luftës kundër katastrofës, admirali Thad Allen. “Parashkojmë të merremi me këtë çështje rreth javës që pason Festën e Punës në Shtetet e Bashkaura, që këtë vit bie më 6 shtator”, deklaroi admirali i pyetur nga CNN.

Autoritetet amerikane parashikonin fillimisht ta ndërmerrnin në mes të gushtit operacionin “bottom kill”, që ka të bëjë me mbylljen e pusit nga poshtë në nivelin e shtresës (4 mijë metra nën fundin e detit) falë shpimit të puseve ndihmëse. Rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës përfundoi më 15 korrik pas bllokimit në lartësinë e daljes së pusit në fundin e detit, që u pasua nga çimentimi i tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›