E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gbagbo pret marrëdhëniet me Britaninë e Kanadanë

Presidenti i jashtëligjshëm i Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo lajmëroi gjatë mëngjesit të sotëm se i ka kërkuar ambasadorëve të Britanisë së Madhe dhe Kanadasë që të braktisin vendin.

Sipas tij, kjo është një lëvizje reciproke pas njohjes së rivalit Alassane Ouattara, si drejtues i ligjshëm i vendit . Të dy shtetet e kanë shpallur si të pavlefshme kërkesën e Gbagbo-s.

Gbagbo, i cili gëzon mbështetjen e ushtrisë, nuk ka pranuar të lejojë ndërrimin e pushtetit, pasi Ouattara u shpall fitues i zgjedhjeve të nëntorit.

Ky i fundit i kërkoi vendeve afrikane një ditë më parë, që të përdorin forcat e tyre speciale, për të larguar me forcë presidentin e paligjshëm nga pushteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›