E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, rritet alarmi nga aktet terroriste

Raportet në Britani thonë se më tepër policë janë vendosur në qendrat kryesore të transportit në Londër, përfshirë aeroportet dhe stacionet e trenave, për shkak të shqetësimeve për sulm të mundshëm terrorist.

Raportohet se nuk ka informacion specifik për një sulm të menjëhershëm, por policia e qytetit ka thënë se ka “fshehtë dhe hapur” taktika kundër terrorizmit të cilat mbeten nën rishqyrtim të vazhdueshëm.

Qeveria tha se niveli i kërcënimit nga terrorizmi ndërkombëtar mbetet “i rëndë”, që është i dyti më i larti, që do të thotë se një sulm mund të ndodhë.

Në Britani, zyrtarisht niveli i kërcënimit i kategorisë “së rëndë” ka mëse një vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›