SHBA ngrin shpresat ende pezull njohja e rebeleve ne Libi

Shtëpia e Bardhë ka lënë pezull shpresat e kryengritësit për njohjen e tyre si autoritet legjitim në Libi. Pasi kanë pritur një zyrtar të këshillit kryengritës, autoritetet e Uashingtonit kanë ndaluar vetëm një hap nga njohja e tyre, edhe pse njoftohet se kërkesa për mbështetje ndërkombëtare ka qenë këmbëngulëse.
Mahmoud Jibril, figura e dytë e Këshillit në Bengazi takoi zyrtarë në SHtëpinë e Bardhë, më i larti prej të cilëeve ka qenë këshilltari i sigurisë kombëtare, Tom Danilon. Në një deklaratë të saj, SHtëpia e Bardhë theksoi se Danilon shprehu pikëpamjen se SHBA e sheh këshillin kryengritës si një interlocutor të besueshëm dhe legjitim, por kjo deklaratë nuk përmbush plotësisht pritshmërinë e kryengritësve nga takimet e Xhibril me zyrtarët amerikanë.
Gjithsesi, bëhet fjalë për një hap të madh në betejën e tyre kundër regjimit të Tripolit. Më herët, në një mesazh audio në televizionin shtetëror, kolonel Muamar Gadaffi sfidoi trupat e Natos dhe sulmet ajrore të aleancës, duke u deklaruar se ishte në një vend ku ata nuk e arrinin dot. Media shtetërore në Libi ka njoftuar se gjatë një sulmi të NATOs janë vrarë 11 klerikë muslimanë. Por Nato e mohoi një gjë të tillë.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po punon me Kongresin për të zhbllokuar më shumë se 30 miliardë dollarë fonde të ngrira të regjimit, që mund të shkojnë në ndihmë të kryengritjes.Gjashtë shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mëngjesin e së shtunës në kryeqytetin libian, Tripoli, ndërsa aleanca vazhdon sulmet nga ajri.
Juli Prifti