Prangohet grabitësi i kazinosë, kërkohej për plagosje
Në pranga përfundoi orët e vona të mbrëmjes së shkuar shtetasi Intil Dani, 24-vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë.
Ky shtetas u arrestua nga shërbimet e Forcave Speciale Operacionale dhe Kërkimit pranë vendit të quajtur ura “Vasil Shanto” në kryeqytet. Ekzekutimi i masës së sigurimit “arrest me burg” në ngarkim të shtetasit Dani, u krye në zbatim të urdhrit që mban datën 23.02.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale të vjedhjes me armë me pasojë plagosjen, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, nga puna e bërë nga Seksioni kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë, ka rezultuar se 24-vjeçari është autor i vjedhjes me armë të lokalit të lojërave të fatit në rrugën “Irfan Tomini“ Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Start/
2012-03-09 11:32