E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohen 9 shtetas në 24 orë

Shtetasit e arrestuar  dyshohet të jenë autorë dhe bashkëautorë të një sërë vjedhjesh në qytet.

Fillimisht u arrestua F. P., 15 vjeç, dhe Ilir Duraj, 19-vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit D. M. në dhjetor të vitit 2010. Gjithashtu nga hetimet e kryera  në lidhje më shtetasin Duraj ka rezultuar  të jetë personi i cili më datë 22.06.2011 ka qëlluar me armë zjarri automatik (kallashnikov) në vendin e quajtur “Guri i Kripur” në lagjen “Partizani”. G

jithashtu, u arrestuan edhe dy adoleshentë, përkatësisht K. Ç., 17-vjeç, dhe S. H., 15-vjeç, të cilët akuzohen si bashkautorë të vjedhjes së një banese, ngjarja e ndodhur në prill të vitit të shkuar.  Policia arrestoi edhe shtetasin Benard Dule, 20-vjeç, i cili dyshohet të jetë autor i  vjedhjes së banesës së shtetasit Sh. Ll., ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”  në datë 23.10.2011.

Në prangat e policisë përfunduan shtetasit Klodjan Dule, 18-vjeç, banues në lagjen “Partizani”; Benard Islamaj, 18-vjeç, banues në lagjen “Partizani” si dhe Agron Jaupi 51-vjeç, banues në lagjen “Partizani”.  Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi nga dokumentimi ligjor dhe hetimet e kryera ka rezultuar se në vazhdimësi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer rreth 11 vjedhje banesash.

Policia arrestoi edhe shtetasin Renato Vizani, 24-vjeç, banues në fshatin Shushicë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi gjatë natës së djeshme ka vjedhur dyqanin e shtetasit V. M., vjeç 31, banues në fshatin Shushice. Nga kontrolli I ushtruar në banesën e këtij shtetasi  u gjeten dhe u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura në dyqan. Për të gjithë shtetasit e mësipërm materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Gjithashtu në vijimësi të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:00 ku nga tre persona të maskuar dhe të armatosur u tentua të vidhej Raiffeisen Bank, Shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë kanë kryer veprime të shpejta hetimore dhe profesionale dhe brenda një kohe të shkurtër kanë arritur të përcaktojnë të dhëna të dyshuara mbi mjetin e përdorur nga autorët pas kryerjes së krimit. Pasi është konstatuar një mjet i dyshimtë me karakteristikat e mjetit të përdorur nga autorët i është bërë shenjë të ndalojë por ka kundërshtuar dhunshëm punonjësit e policisë. 

Nga ndjekja e ushtruar është bërë e mundur kapja e automjetit dhe drejtuesit të tij shtetasit Krenar Shehaj, 26- vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë, me arsim të lartë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri tip pistoletë  të cilën e mbante pa leje e cila po I nënshtrohet ekzaminimit nga ekspertë të balistikës. Gjithashtu nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar një sërë provash të dyshimta, që po I nënshtrohen ekzaminimit nga ekspertë kriminalistë.  Theksojmë se vijon të jetë e vlefshme shuma prej 10 mijë $ për çdo informacion që ndihmon në identifikimin e të gjithë autorëve. /Start/

                                                                                             2012-03-09 14:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›