E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen drejt Italisë 3 të dënuar për trafik

 Interpol Tirana ekstradoi shtetasit - Enkeleida Tonuzi, 32-vjeç, lindur në Durrës, Naxhije Osmani, 55-vjeç, lindur në Lin, si dhe Sami Osmani, 60-vjeç, lindur në Durrës.

Shtetasja Enkeleida Tonuzi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolzanos, më datë 22.07.2011, e ka dënuar me 5 vjet, e 8 muaj, e 19 ditë burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikut të narkotikëve”. 

Shtetasi Sami Osmani është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolzanos, më datë 22.07.2011, e ka dënuar shtetasin e mësipërm, me 9 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikut të narkotikëve”. Pjesa e mbetur e dënimit për të vuajtur është 5 vjet, e 3 muaj, e 13 ditë burg.

 Ndërsa shtetasja Naxhije Osmani është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolzanos, më datë 22.07.2011, e ka dënuar shtetasen e mësipërme, me 5 vjet, e 5 muaj, e 14 ditë burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikut të narkotikëve”. 

Shtetasit e mësipërm janë deklaruar fajtor, pasi, gjatë periudhës nëntor 2003 - mars 2004, në Bolzano, Itali, kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar, që trafikonte heroinë dhe kokainë nga Shqipëria drejt Italisë. Detyra e tyre ishte mbështetja logjistike, transporti, ruajtja dhe mbajtja e llogarive të grupit. /Start/

                                                                                             2012-03-09 10:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›