E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miresevini ne Palestine aktivistet refuzojne ekstradimin

Aktivistët propalestinezë të arrestuar në aeoportin kryesor të Izraelit, Ben Gurion, në Tel Aviv kanë kundërshtuar urdhërin e ekstradimit të tyre jashtë kufijve. Sipas organizatës “Mirësevini në Palestinë”, aktivistët kanë vendosur të rezistojnë për të paktën një javë në burgjet izraelite.

Mediat italiane, njoftojnë dhe për përleshje mes aktivistëve ndërkombëtare dhe ushtrisë izraelite në Çisjordani. Ndërsa në Greqi, vazhdojnë përpjekjet e flotës ndërkombëtare të aktivistëve për të lënë brigjet greke dhe lundruar drejt Rripit të Gazës. Fushata që synon sensibilizimin e opinionit ndaj bllokadës në Gaza, nisi pikërisht në Greqi, dhe vazhdoi me përpjekjen e aktivistëve për të protestuar në aeroportin e Ben Gurion. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›