E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panetta SHBA prane fitores mbi Al Kaeden

Sekretari Amerikan i Mbrojtes që sapo ka marrë detyrën, Leon Panetta tha se Shtetet e Bashkuara ndodhen afër një fitoreje strategjike mbi Al Kaedën. Panetta komentoi se pas vrasjes së kryeterroristit, Osama bin Laden, liderë të tjerë të rëndësishëm të organizatës në Pakistan, Jemen dhe gjetkë janë identifikuar dhe do të vihen në shënjestër.

Këto deklarata, Leon Panetta i bëri gjatë vizitës së tij të parë në Afganistan, pasi mori detyrën e shefit të Pentagonit, javën e kaluar. Më herët, një anëtar i shërbimeve sekrete të Afganistanit qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë. Një grindje mes tyre thuhet të ketë qenë shkak i incidentit.

Ndërkohë, Paneta diskuton me autoritetet afgane, planin e presidentit Obama për të tërhequr 10 trupa amerikane gjatë këtij viti dhe 23 mijë të tjerë në shtator të 2012-ës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›