E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, pengmarrje në shkollë. Vetëvritet autori 1 2 3 4 5 (2 vota) e

(update) Një dramë pengmarrjeje në shtetin verior të Wiskonsin në Shtetet e Bashkuara ka përfunduar pa viktima. Policia tha se 23 nxënësit dhe një mësuese janë liruar të palënduar nga klasa e një shkolle në Marinetë, ku ishin mbajtur peng.
Azhornuar së fundi ( e martë , 30 nëntor 2010 ) Lexo të plotë ...   Ngrihet pema e Krishtlindjeve ne Washington 1 2 3 4 5 (2 vota) e martë , 30 nëntor 2010 Pema e krishtlindjeve u ngrit në ndërtesën  Kapitol duke i dhënë udhë fillimit të atmosferës festivë në Washington. Pas një udhëtimi rreth 4500 km të gjatë nga shteti i Wyoming ishte një vinc ai që ngriti pemën gjigande 60 m të gjatë  për t’u dekoruar me mijëra ornamente të krijuara me dorë nga qytetarë të Wajoming. Do të jetë  kryetarja e Dhomës së Përfaqsuesve në kongres Nensi Pelosi dhe një student nga Wajoming që do të ndezin dritat e pemës më 7 Dhjetor. Kjo është hera e  parë që pema e Krishtlindjeve në Kapitol vjen nga Wajoming.   Tërmeti diplomatik i Wikileaks 1 2 3 4 5 (3 vota) e hënë , 29 nëntor 2010 Në mbarë botën faqet e para të gazetave janë hapur sot me Wikileaks. Dokumentat sekrete të  diplomacisë amerikane, tërmeti diplomatik ndërkombëar e kulisat pas dyerve të mbyllura. Nuk është një "scoop" e as një tjetër skandal ai që pushtoi mbrëmjen e së dielës universin e marrëdhënieve ndërkombëtare, por një ciklon i vërtetë që pritet të ndryshojë botën politike që kemi trashëguar deri më sot. Tani e dimë cfarë nuk duhet të dinim mbi diktatorë, regjime, qeveri mike, operacione kundërspiunazhi në OKB e për krerë qeverish si Sarkozi, Berluskoni, Merkel apo dhe David Cameron.
Lexo të plotë ...   Wikileaks shokon botën. SHBA spiunonin liderët e OKB 1 2 3 4 5 (1 votë) e hënë , 29 nëntor 2010 Washingtoni vendoset në qendër të një krize diplomatike ndërkombëtare ndërsa Wikileaks hedh në rrjet morinë e dokumentacionit sekret. Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar diplomatëve të tyre të kthehen në spiunë, si jashtë vendit ashtu dhe  në Organizatën e Kombëve të Bashkuara. Në morinë e dokumentave sekrete të publikuara nga Wikileaks thuhet gjithashtu se mbreti saudit i ka bërë presion Shteteve të Bashkuara të angazhohen ushtarakisht kundër Iranit.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 29 nëntor 2010 ) Lexo të plotë ...   Ndahet nga jeta komiku Lesli Nilsen 1 2 3 4 5 (2 vota) e hënë , 29 nëntor 2010 Është ndarë nga jeta në moshën 84- vjecare aktori komik kanadez Lesli Nilsen. Krijuesi I filmave komikë të tillë si "Airplane!" apo "The Naked Gun," ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve nga pneumonia, në një spital në Florida. I lindur në Rexhina, djali i një polici kanadez, Nilsen ka shërbyer në forcat ajrore e ka qenë prezantues radiofonik para se të studionte aktrim në Toronto e më pas në Nju Jork.
Lexo të plotë ...   SHBA- Kore e Jugut, fillon manovra e përbashkët 1 2 3 4 5 (2 vota) e diel , 28 nëntor 2010 SHBA-ja dhe Koreja e Jugut nisën një manovër ushtarake të përbashkët në Detin e Verdhë vetëm pak ditë pas sulmit koreanoverior me artileri ndaj një ishulli koreanojugor. Ndërsa një hap i tillë konsiderohet mjaft delikat diplomatët kinezë përpiqen të ulin tensionet në rajon. Paraprakisht në bisedime dy palëshe ndërmjet  të dërguarit kinez dhe presidentit të Koresë së Jugut është rënë dakort të promovohet paqja mes dy vendeve.
Lexo të plotë ...   Irlandë, protesta ndaj masave buxhetore 1 2 3 4 5 (1 votë) e diel , 28 nëntor 2010 Dhjetëra mijëra vetë zbritën në shehin kryesor të dublinit demonstruan kundër planit drastik katërvjeçar të qeverisë irlandeze të kryeministrit Brian Cowen. Sipas të dhënave të policisë në protestat në kryeqytetin Dublin morën pjesë 50.000 veta. Por protestuesit thonë se pjesëmarrësit arrinin deri në 150.000.
Lexo të plotë ...   Koreja e Jugut premton ti marr hakun marinsave të vrarë 1 2 3 4 5 (4 vota) e shtunë , 27 nëntor 2010 Koreja e Jugut ka premtuar të marrë 100 fish hakun e dy marinsave të vrarë gjatë sulmit me artileri nga ana e Koresë së veriut mbi një ishull të banuar. Ndërsa janë mbajtur funeralet e dy ushtarëve të vrarë gjatë këtij sulmi, pamjet e të cilave u transmetuan në të gjithë shtetin nga televizioni, komandanti i forcave marinse, ka premtuar shpagim. Lexo të plotë ...   Oregon, arrestohet somalezi. Tentoi të shpërthente makinën bombë 1 2 3 4 5 (2 vota) e shtunë , 27 nëntor 2010 Një adoleshent me origjinë somaleze është arrestuar nga policia amerikane pasi kishte tentuar të shpërthente atë që ai mendonte se ishte një makinë bombë gjatë ceremonisë së ndjezjes së dritave të krishtlindjeve në Oregon. Lexo të plotë ...   “Karachi”, De Villepin përballë Sarkozi 1 2 3 4 5 (2 vota) e premte , 26 nëntor 2010 Atentati i Karachi në 2002 nuk ka lidhje me pezullimin e pagesave  bi kontratat e armëve me Pakistanin. Kështu ka deklaruar pas 4 orësh në prokurori ish- kryeministri francez Dominique de Villepin. “I thashë gjykatësit Van Rumbeke që sipas meje nuk ka asnjë lidhje ndërmjet atentatit të Karachi e pezullimit të presidentit Jacques Chirac të derdhjes së komisioneve”  sqaroi De Villepin para mediave.
Azhornuar së fundi ( e premte , 26 nëntor 2010 ) Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›