E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku ajror, Spanja rihap aeroportet pas kaosit 1 2 3 4 5 (0 vota) e

Spanja ka hapur aeroportet për pasagjerët, por kaosi në trafikun ajror duket se do të vazhdojë edhe për 24 orët e ardhshme. Pas vendosjes së gjendjes së emergjencës dhe marrjes nën kontroll të aeroporteve nga ana e ushtrisë, qeveria spanjolle ka deklaruar se ka arrritur të vendosë normalitetin. Turni i natës ka nisur normalisht punën, ndërsa më herët punonjësit ishin kërcënuar se do të akuzoheshin për mosbindje. Lexo të plotë ...   Sarkozi: India një vend në KS të OKB-së 1 2 3 4 5 (0 vota) e diel , 05 dhjetor 2010 Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka thënë se India meriton një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke ecur në këtë mënyrë në të njëjtën linjë me deklarimet e presidentit amerikan, Barak Obama gjatë turit të tij aziatik. “India sapo është zgjedhur në Këshillin e Sigurimit, por ajo meriton një vend të përhershëm”, ka thënë Sarkozi, i cili po zhvillon një vizitë katërditore në këtë vend për të zgjeruar bashkëpunimin tregtar. Bashkëpunimi përfshin dhe fushat e energjisë bërthamore, mbrojtjes dhe hapësirës. Lexo të plotë ...   Hamid Karzai: Wikileaks? Më afër me Pakistanin 1 2 3 4 5 (1 votë) e diel , 05 dhjetor 2010 Informacionet secrete diplomatike të publikuara nga UIKILIKS kanë ndihmuar në përafrimin e dy kombeve, Afganistanit dhe Pakistanit. Kështu ka theksuat presidenti afgan, Hamid karzai duke i konsideruar përmbajtjen e tyre si gënjeshtra. Ai ka lënë të kuptohet gjatë një conference të përbashkët me kryeministrin pakistanez, Yusuf Raza Gilani I cili po viziton vendin, se e gjitha kjo mund të jetë punë e agjentëve të jashtëm  që mundohen të destabilizojnë marrëdhëniet mes dy fqinjëve. Lexo të plotë ...   BE- Iran, bisedimet për programin bërthamor 1 2 3 4 5 (1 votë) e shtunë , 04 dhjetor 2010 Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton është shprehur e vendosur të ulet në bisedime me negociatorin e Iranit për programin bërthamor,  Saeed Jalili në Gjenevë për dy ditë, 6 dh 7 dhjetor. Këto do të jenë bisedimet e para të nivelit të lartë me Teheranin që nga tetori 2009.
Lexo të plotë ...   Obama, vizitë surprizë në Afganistan 1 2 3 4 5 (1 votë) e shtunë , 04 dhjetor 2010 Presidenti Barack Obama ka vizituar në një udhëtim surprizë Afghanistanin, por moti i keq e ka ndaluar atë të takohet me personelin e një baze ushtarake dhe e ka detyruar të anullojë një takim të planifikuar ballë për ballë me presidentin afgan, Hamid Karzai.
Lexo të plotë ...   Assange: Publikimi i dokumentave ka ndryshuar botën 1 2 3 4 5 (1 votë) e shtunë , 04 dhjetor 2010 Julian Assange, themeluesi i saitit të internetit Wikileaks, përgjegjës për publikimin e më shumë se 250 mijë kabllogrameve diplomatike amerikane, i është përgjigjur pyetjeve të publikut përmes shërbimit online të BBC-së. Intervista është dhënë nga një vendndodhje e panjohur, meqënëse Assange ndodhet në listën e të kërkuarve nga Interpoli, pasi gjykatat suedeze kanë nxjerrë për të një urdhër arresti ndërkombëtar, për akuza që nuk kanë të bëjnë aspak me publikimet e Wikileaks.
Lexo të plotë ...   Wikileaks, Medvedev: Publikimi i dokumentave dëshmon cinizmin e diplomacisë së SHBA 1 2 3 4 5 (0 vota) e shtunë , 04 dhjetor 2010 Presidenti rus Dimitri Medvedev i ka cilësuar kabllogramat e diplomacisë amerikane si cinike, por ka shtuar se kjo nuk do të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet mes dy vendeve. Medvedev, i cili ishte përshkruar në një nga mesazhet si Robin, kur Batmanin e luan Putin, ka qortuar Shtetet e Bashkuara për katastrofën diplomatike të shkaktuar nga Wikileaks, por ka shmangur kritikat e ashpra.
Lexo të plotë ...   40 viktima në Poloni dhe Gjermani nga të ftohtit 1 2 3 4 5 (1 votë) e premte , 03 dhjetor 2010 Moti i keq ka përfshirë gjithë Europën, me reshje dëbore që kanë vështirësuar qarkullimin dhe me temperature të ulëta, që kanë shkaktuar edhe 12 të vdekur në Gjermani. Moti i acartë pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës. Akulli në rrugë ka qenë shkak I aksidenteve ku kanë humbur jetën 11 prej tyre, ndërsa një 62 vjecar ka vdekur nga I ftohti. Në poloni raportohen 28 të vdekur, kryesisht të pastrehë. Azhornuar së fundi ( e shtunë , 04 dhjetor 2010 ) Lexo të plotë ...   2010, ekstreme klimaterike. Europa temperatura rekord 1 2 3 4 5 (3 vota) e premte , 03 dhjetor 2010 Megjithë motin ekstrem që ka përfshirë Europën, viti 2010-të mbetet ndër më të ngrohtit që prej 1850. 2010-ta mund të jetë ndër tre vitet më të ngrohta që kur kanë filuar të regjistrohen temperaturat e ajrit, njoftoi Organizata Btërore e Mteorologjisë gjatë konferencës mbi klimën në Kankun të Meksikës.
Azhornuar së fundi ( e premte , 03 dhjetor 2010 ) Lexo të plotë ...   50 viktima nga zjarret në Izrael 1 2 3 4 5 (1 votë) e premte , 03 dhjetor 2010 Zjarri më I rëndë në pyje në historinë e Izraelit është ende jashtë kontrollit. Flakët ndërkohë nga zona malore Karmel në bregun e Detit Mesdhe, janë përhapur në drejtim të qytetit port Haifa ku autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e një periferie.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›