Irani nuk heq dorë nga programi bërthamor

Irani nuk heq dorë nga programi bërthamor ndërsa fillojnë në Gjenevë bisedimet me 6 fuqitë botërore. Televizioni shtetëror iranian ka bërë të ditur se për herë të parë, në një uzinë bërthamore të vendit do të përdoret uranium i prodhuar në vend. Në njoftim thuhej se ekspertët do të përdorin një koncentrat uraniumi pluhur,të prodhuara, në uzinën e Isfahanit.
Më parë, në vitet 1970, Irani e blinte këtë lloj materiali bërthamor nga Afrika e Jugut. Ky lajm u bë i njohur nga Irani në prag të bisedimeve në Gjenevë mes Shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Ashton dhe shefit iranian për bisedimet bërthamore Saed Xhalili. Ashton perfaqeson grupin e fuqive botërore 5+1 në bisedimet e para në më tepër se një vit me Teheranin për programin bërthamor të vendit.
Fuqitë perëndimore shpresojnë që dy ditët e bisedimeve të çojnë drejt negociatave të qënësishme me Teheranin, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, e cila do të krijonte kushtet që Irani të hiqte dorë nga pasurimi i uraniumit.
Delina Bitraku