LDK, AAK e AKR kundërshtojnë exit-poll e institutit “Gani Bobi”

Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca KOsova e Re, kanë kundërshtuar të dhënat e paraqitura nga exit-polli i organizuar nga instituti "Gani Bobi". LDK-ja jo vetëm që ka kontestuar sigurinë e rezultatit të Exit poll-it, që e nxjerr atë parti të dytë me 25%, por e ka përmbysur atë duke shpallur se ajo është partia që po fiton.
Arben Gashi njëri nga anëtarët e shtabit zgjedhor të KQZ-së, në një deklarim për mediat, tha se LDK-ja kryeson me 5-6 për qind të votave, nga 20 mijë votat e numëruara deri më tani, me një shtrirje mjaft përfaqësuese. Ai tha se këto të dhëna tregojnë tendencën e rezultatit të zgjedhjeve se ato po i fiton LDK-ja. Ai i hodhi poshtë parashikimit e Exit Poll si të pasakta.
Ndërkohë, AAK në një deklarim për median pas shpalljes së exit pollit që e nxjerr këtë parti me 12.5 për qind të votave, kontestoi këtë rezultat, duke e cilësuar Exit pollin të pasaktë. Sipas zëdhënësit të AAK-së, Besnik Tahiri nata do ti përmbysë këto të dhëna, pasi anketimi është tendencioz. Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje komisonarëve të kësaj partie që të qëndrojnë stoik sepse rezultati do të jetë tjetër.
Edhe koalicioni Kosova e Re ka kundërshtuar rezultatet e Exit Poll-it të publikuara nga instituti “Gani Bobi”. Sipas zëdhënësit të AKR-së, Arbër Geci kjo parti nuk i ka marrë seriozisht këto rezultate. “Është tendencë për parapërgatitjen e rezultateve që do të jepen më vonë”, tha Geci, duke shtuar se AKR-ja ka rezultate të tjera të raportuara nga vëzhguesit dhe komisionerët e tyre në terren.
Juli Prifti Azhornuar së fundi ( e diel , 12 dhjetor 2010 )