E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhguesit e huaj: Procesi i rregullt. Serbët nuk morën pjesë në votime

Vëzhguesit e huaj Michael Giffoni, Christian Menard vlerësojne se procesi i votimit në qendrat ku ata kanë qenë prezentë ka patur nje ecuri pozitive. Mospjesemarrjen e serbeve ne votime keto vezhgues e cilesojne si jo te mire por sipas tyre kjo ishte nje dicka e pritshme.

“Ne termat e sigurise se pergjithshme nuk kam gjetur ndonje problem. Ka pasur nje grup njerezish qe po shqetesonte mbarevajtjen e procesit ne Zvecan, por nuk ishte nje incident serioz. Mendoj se pergjithesisht nga pikepamja e sigurise nuk kam pare shume probleme. Sa per pjesemarrjen, nuk ka pasur shume votues, por kjo pritej. Sigurisht ka pasur votues ne disa fshatra, ne Liposavic, nga minoritetet. Gjithsesi une mund te jap mendim pozitiv” tha Giffoni.

“Ne nuk kemi pasur sinjale ne javet e fundit se do te ishte ndryshe. Por sidoqofte nje gje eshte procesi i votimit dhe tjeter gje eshte interesi i votuesve, qe ka qene me i madh se me pare” tha Menard.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›