E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, përfundon me marrëveshje samitit anti-bërthamor



është arritur ditën e martë marrëveshja mbi pikat kryesore mes 47 vendeve që morën pjesë në samitin e Uashingtonit mbi Sigurinë Bërthamore.
çështjet kryesore të paktit lidhen kryesisht me bashkëpunimin për të frenuar përhapjen e armatimit, më shumë siguri duke respektuar sovranitetin e shteteve si dhe sigurimin e materialit bërthamorë pak të mbrojtur brenda katër viteve. Gjithashtu vendet pjesëmarrëse u zotuan për të mbështetur institucionin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Shumë analistë politik të çështje të sigurisë botërore e kanë cilësuar këtë samit të suksesshëm për shkak të konsensusit që u arrit nga të gjithë zyrtarët e 47 vendeve pjesëmarrëse.
Në përfundim të samitit presidenti amerikan, Barak Obama e ka përshëndetur rezultatin që është dhe për zotimin e të gjitha vendeve pjesëmarrëse për të reduktuar dhe për të hequr totalisht armatimet bërthamore.
" Në këtë samit janë hedhur hapa për një botë më të mirë dhe më të sigurtë. Rezultatet e këtij samiti janë një lajm i mirë për botën."- u shpreh Obama në deklaratën për shtyp në përfundim të samitit anti-bërthamor. Në këtë samit u firmosen disa marrëveshje ndërshtetërore, siç ishte edhe firmosja e një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Moskës për të eleminuar brënda një afati të shkurtër me tonelata stoqesh armatimesh bërthamore të cilat janë të ruajtura që nga koha e Lufës së Ftohtë. Kanadaja dhe SHBA-ja ranë dakord që të krijohet një fond i përbashkët për heqjen e armatimeve bërthamore. Ky fond do të shkonte deri në 10 miliardë dollarë. Ndërsa Kanadaja me Meksikën firmosën një marrëveshje ku dy vendet zotohen që të kthejnë reaktorin meksika nga një reaktor me që që kryen pasurim të madh uraniumi në një fabrikë bërthamore me pasurim të ulët uraniumi, e cila është lënda bazë për prodhimin e energjisë bërthamore. Një ditë më para presidenti i Ukrahinës Janukovic pohoi gjatë zhvillimit të samitit se vendi i tij do të eleminonte të gjithë arsenalin bërthamor që kishte trashëguar vendi i tij që nga koha e ish-Bashkimit Sovjetik. Eleminimi i armatimeve nukleare do të kryhet deri në përfundim të vitit 2012. Një nga pikat më të diskutueshme të këtij samiti ishin qëndrimet e ndryshme përsa i përket sanksioneve ndaj Iranit për shkak të zhvillimit të programit bërthamor që po kryen vendi islamik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›