E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti godet Indonezinë, nuk raportohet për të plagosur

Një tërmet i fuqishëm i shkallës 6.0 ballë i shkallës rihter ka goditur ishullin turistik të Indonezisë-Bali por nuk ka alarm për cunami.

Raportet flasin për dëme materiale, por nuk ka ndonjë informcion që mund të ketë të plagosur.

Ekspertizat gjeologjike të Shteteve të Bashkuara kanë deklaruar se tërmeti ka pasur një goditje fillestare prej 6.0 ballësh, ndërsa ishte e përqëndruar 100 kilometra në jug-perëndim të Balit në një thellësi prej 60 kilometrash nën det.

Në vitin 2004, Indonezinë e ka goditur një termet edhe më i fuqishëm, i pasuar me cunami në Oqeanin Indian si pasojë e të cilëve vdiqën rreth 230 mijë persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›