Rezoluta për Sirinë, bashkëpunim me SHBA-së dhe Rusi

Këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Barak Obama, ka paralajmëruar një takim që diplomatët e Uashingtonit dhe Moskës do ta mbanin në javët e ardhshme për të hartuar një draft-rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit me të cilën do të ndalej shtypja e dhunshme e protestave në Siri.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Obamës, njëkohësisht edhe kandidat potencial për postin e ambasadorit amerikan në Rusi, Majkëll Mek Foll, i quajti të vogla gjasat që Rusia të përdorë sërish veton ndaj ndonjë reozlute tjetër të Këshillit të Sigurimit për Sirinë.
Komentet e tij, ai i bëri gjatë dëshmisë para Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Senatit amerikan.
Më 4 tetor, shtetet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit-Kina dhe Rusia, përdorën veton e tyre ndaj një rezolute të këshillit, me të cilën dënohej shtypja e dhunshme e protestave nga presidenti Bashar al Asad dhe vrasja e rreth tre mijë personave.