E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përpjekje për të gjetur Anwar Al-Awlaki

Administrata e presidentit Obama po bën çdo përpjekje për të gjetur terroristin Anwar al-Awlaki të lindur në Shtetet e Bashkuara, i cili njoftohet se po fshihet në rajonin malor të largët të Jemenit në provincën Shabwa – ka bere te ditur keshtu zedhendesi i Shtepise se Bardhe Robert Gibs.

Al- Awlaki i cili është i biri i një politikani të rendësishëm jemenas, po bën thirrje për vrasjen e qytetarëve amerikanë përmes një videoje të postuar në internet nje dite me pare. Grupi jemenas që e quan veten Al-Kaida në Gadishullin Arabik publikoi videon në fjalë. Duke folur në një program të kanalit televiziv CBS, zoti Gibs thotë se Al-Awlaki bën thirrje për vrasje dhe dhunë. Al Awlaki thuhet se ka qënë figurë ideatore për majorin Nidal Malik Hasan, i cili vrau 13 persona në bazën ushtarake Fort Hood të Teksasit. Po ashtu thuhet se ai mund të kishte patur kontakte me Umar Farouk Abdulmutallab, i cili u mundua pa sukses të hedhë në erë një aeroplan udhëtarësh mbi Detroit ditën e Krishtlindjeve.

Adela Zeza < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›