E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Poloni sondazhet Pritet rezultat i ngushte

Polonia shkon të dielën në zgjedhje parlamentare ndërkohë që sondazhet e opionit tregojnë se është ngushtuar mjaft diferenca mes partisë së kryeministrit aktual, Donald Tusk dhe partisë nacionaliste, rivalja kryesore, Ligj dhe Drejtësi. Gjithsesi, edhe nëse lideri i kësaj partie, Jaroslav Kazinski i fiton zgjedhjet, ai do të ketë vështirësi për të gjetur partnerë koalicioni, pa të cilët nuk mund të qeverisë.

Ky i fundit ka përdorur gjatë fushatës akuzat se qeveria e Tusk dhe Rusia janë përgjegjës për vrasjen e vëllait të tij binjak, ish-presidentit të vendit, Leh Kazinski.

Agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit kanë kërcënuar se mund ta degradojnë stabilitetin ekonomik të Polonisë, nëse qeveria e re që do të dalë pas zgjedhjeve nuk do të ndërmarrë hapa të shpejtë për t’i vënë fre deficitit buxhetor. Ky i fundit pritet të arrijë në 5.6% të GDP-së këtë vit dhe të mbizotërojë borxhin kombëtar.

Polonia, aktualisht mban presidencën e Bashkimit Europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›