Makina e përplas për vdekje, kalimtari ende e paidentifikuar
DURRES- Një shtetas rreth të 50-tave ka humbur jetën aksidentalisht sot në mëngjes në një nga rrugët periferike të Durrësit, por ende nuk është bërë identifikimi. Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë së qarkut, bënë të ditur se "aksidenti automobilistik ndodhi sot rreth orës 7.45 në rrugën e re hyrëse të Durrësit, në lagjen 17 të qytetit bregdetar, kur autovetura me targë DR 2347 D ka goditur për vdekje një kalimtar". Pas kontrolit qe iu be, mesohet se viktima nuk kishte asnje mjet identifikimi me vete.Sipas burimeve, trupi i pajetë i viktimës ende i paidentifikuar është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Durrësit, ndërsa lidhur me rrethanat e aksidentit inspektorët kanë marrë edhe dëshminë e drejtuesit të autoveturës, 52-vjeçarit A. D. nga Durrësi. (d.b/BalkanWeb)