E Diel, 1 Nëntor 2026

I ftohti siberian, Gjermania rikthen reaktorët bërthamorë

Vala e të ftohtit ka detyruar Gjermaninë,e cila, vitin e kaluar ka hequr dorë nga prodhimi i energjisë elektrike përmes termocentraleve bërthamore, të rikthejë në punë disa reaktorë.

I ftohti siberian ka çuar në rritje të konsumit të energjisë elektrike dhe ka bërë që operatorët gjermanë të rifusin në punë elektranat atomike, të lëna rezervë, ka njoftuar operatori “Tenet”.

Pas tërmetit dhe cunamit të vitit të kaluar në Japoni, që çoi në rrjedhjen e materialit radioaktiv nga centrali i Fukushimës, Gjermania ka vendosur të heqë gradualisht dorë nga energjia bërthamore, deri në vitin 2022.

Tetë nga 17 reaktorët bërthamorë të Gjermanisë janë jashtë përdorimi, ndërsa pesë të tjerë janë lënë rezervë, në rast se kërkesat për rrymë nuk përmbushen nga burime të tjera.
Dhjetorin e kaluar, Gjermania ka importuar energji nga Austria, për të stabilizuar rrjetin e saj të energjisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›