Zyrtare Gilman Lika vishet bardheblu

Mesfushori shkodran firmosi dje nje kontrate dyvjecare me klubin e Tiranes. Lika do ti bashkohet sot skuadres ne Kemer te Turqise
Merkatoja e dimrit ashtu sic parashikohej eshte mjaft intriguese tek Tirana. Skuadra me e titulluar ne Shqiperi ka arritur dje objektivin e saj te pare. Behet fjale per mesfushorin e krahut Gilman Lika. Shkodrani pranoi dje qe te firmoste nje kontrate qe do ta mbaje te lidhur me bardheblute per dy vitet e ardhshme. Me kete marreveshje problemi i kraheve tek Tirana u zgjidh ndersa tani duket se drejtuesit e klubit 24 here kampion do te fokusohen tek nje shkaterrues dhe nje mbrojtes.
Lika
Me ardhjen e Gilman Likes trajneri i Tiranes Nevil Dede do te zgjidhe njehere e mire problemin e kraheve qe u hap pas largimit te Gjergji Muzakes tek Dinamo sezonin e dyte do te luaje per Skenderbeun. Keshtu 23-vjecari me aftesite e veta luan si ne krahun e majte ashtu edhe ne djathtin do te ndihmoje shume skuadren kryeqytetase per te arritur objektivin e vetem titullin e 25-te kampion. Lojtari shkodran eshte nje futbollist me mjaft eksperience. Lika ne fillimet e tij luajti per Vllaznine. Me fanellen kuqeblu ai u aktivizua nga 2004-2008 me pas hodhi hapin e madh duke kaluar ne kampionatin turk ku mbajti veshur fanellat e tri ekipeve te ndryshme Hacetepe SK 2008-2009 Boluspor 2009-2010 dhe Diyarbakrspor qendroi vetem pjesen e pare te sezonit. Lojtari ne fjale gjithashtu eshte pjese e kombetares shqiptare. Me U-19 ne tri prezenca ai ka shenuar nje gol ndersa me U-21 ai ka luajtur 9 takime dhe ka realizuar nje gol. Nderkohe qe me kombetaren e te rriturve edhe pse ka luajtur 11 here ende nuk ka gjetur rrugen e golit.
Drejt Turqise
Lojtari me i ri i Tiranes do ti bashkohet pikerisht sot pjeses tjeter te ekipit. Keshtu burime prane klubit bardheblu kane bere me dije se Lika do te niset sot drejt Turqise ne qendren stervitore te Kemerit.
Merkato bardheblu
Gjate merkatos dimerore Tirana po synon te marre lojtare kuqezinj te cilet ose kane luajtur me pare me perfaqesuesen ose jane kandidate te saj. Pasi siguruan dje sherbimet e Likes tashme objektivi i radhes quhet Ervin Bulku. Ky i fundit me 10 janar do te shkoje ne Split ku do te paraqitet me ekipin e tij te ri por duket shume e veshtire qe te heqe dore nga Hajduku pavaresisht ofertes se mire qe mire qe i ka bare Tirana kerkon ta marre me formulen e huazimit. Gjithsesi pergjigjja zyrtare e lojtarit nga Tirana pritet te vije nga mesi i javes tjeter.
Ceshtja Plaku
Telenovela Plaku duket se nuk ka mbarim. Madje sa here qe hapet merkatoja atehere duket se kesaj telenovele i shtohen disa seri te reja. Lojtari ne fjale e ka kaluar ceshtjen ne disipline dhe pritet nje vendim i saj per te ardhmen. Pavaresisht vendimit ka ende bisedime mes dy klubeve. Tirana me sa duket ka filluar te konsideroje dhe opsione te tjera pervec shumes se parave. Nje opsion eshte fakti qe futbollisti Bajevski te luaje me skuadren bardheblu deri ne muajin qershor megjithate ende nuk dihet se si do te perfundoje kjo ceshtje. Normalisht nese Plaku lihet futbollist i lire nga disiplina eshte e veshtire te zhvillohen bisedime te tjera pasi ai mund te mberrije direkt ne Turqi me skuadren e Flamurtarit.
Skeda
Emri Gilman Lika
Datelindja 13.1.1987
Vendlindja Shkoder
Mosha 23 vjec
Gjatesia 179
Pozicioni Mesfushor krahu i majte dhe i djathte