Decan 37 mije votues u rithirren ne votim

Më shumë se 37 mijë deçanas me të drejtë vote, të dielën u ftuan të votojnë sërish, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre nga listat e subjekteve politike për në Kuvendin e Kosovës.
Në 8 qendra votimi, me 49 vendvotime, deçanasit patën mundësinë të hedhin votën e tyre.
Në mënyrë që problemet e para një muaji të mos përseriten, kësaj radhe numri i vëzhguesve vendorë e ndërkombëtarë ishte më i madh.
Por sipas Demokracisë në Veprim, në disa vendvotime janë vërejtur sikurse herave të kaluara votime familjare, dhe prezencë të personave të paautorizuar.
Deçanasit, presin nga ata për të cilët votuan të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës edhe të popullatës së kësaj ane.
Më 12 dhjetor 52.7% e votave të vlefshme ishin për kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke lënë pas LDK-në dhe partitë tjera.