Rinis Superliga, në rrezik dy trajnerë
Në rast dështimi, gati shkarkimi i Lonçareviçit e Memushit. Festë në Ersekë për ndeshjen me Tiranën. Dinamo-Teuta me drita
Dash Frashëri
Pas pushimeve të “detyruara” nga impenjimi i Kombëtares me Danimarkën (1-1) për eliminatoret e Kampionatit Botëror, Superliga rikthehet të dielën me gjashtë ndeshjet e javës së tretë, nga rezultatet e së cilës, mund të “provokohet” edhe shkarkimi i dy trajnerëve të Tiranës (kampione në fuqi) dhe Flamurtarit (fituese e Kupës së Shqipërisë). Spikat debutimi i trajneri të ri të Shkumbinit, Kristaq Mile në transfertën me Apoloninë e Fierit.
GRAMOZI-TIRANA
Festë në Ersekë për futbollin kolonjar. Mysafire është Tirana. Kampionia e Shqipërisë. Gramozi ka dalë i pamundur në dy ndeshjet e para në debutimin e tij historik në Kategorinë Superiore (është e vetmja nga 12 skuadrat që merr pjesë për herë të parë), dhe trajneri Ilir Qirjako dëshiron që përballë Tiranës, kampione në fuqi dhe rekordmene e Shqipërisë, të dëshmojë se skuadra e tij nuk është thjesht një numër midis 12 skuadrave elitare të futbollit shqiptar. Një fitore me Tiranën do të ishte historike për klubin kolonjar, për më tepër që kolonjarët synojnë golin e parë në shtëpi, pasi ndeshja e parë kundër Shkumbinit përfundoi pa gola (0-0). Bardheblutë nga ana e tyre, nuk kanë bërë një sezon të mirë, pasi janë mundur në javën e parë me Flamurtarin (1-3) në shtëpi dhe fituan me një penallti të minutës së fundit kundër Skënderbeut (1-0, gol i Nallbanit në minutën e 93-të). Trajneri kroat Ilija Lonçareviç është në fije të perit, pasi një dështim tjetër mund ta rikthente në shtëpi. Tekniku do të ketë në dispozicion si mbrojtësin e U-21, Ditmar Bici, por dhe sulmuesin Enco Malindi, ndërkohë që mesfushori Juljan Ahmataj pritet të luajë nga minuta e parë.
BESA-LAÇI
Besa e këtij sezoni është shfaqur me petkun e një prej skuadrave super-favorite për fitimin e titullit kampion, çka do të ishte trofeu i parë për verdhezinjtë me një histori 84-vjeçare. Dy fitoret e rëndësishme, me Vllazninë (2-0) në javën e parë dhe ajo me Shkumbinin (1-2) në transfertë në të dytën, profilizuan një skuadër dinjitoze, që me Shpëtim Duron në bankinë e një grup lojtarësh me përvojë të madhe futbollistike (Shehi, Xhafaj, Mancaku) mund t’i sjellë presidentit Bizhdili trofeun e dytë, pas atij në Kupën e Shqipërisë (2006-2007). Daniel Xhafaj( 2 gola këtë sezon) thotë se ndeshja kundër Laçit mund të duket e lehtë në letër, por për të “Laçi është një kundërshtar i fortë”. Laçi i drejtuar nga Stavri Nica ka zhvilluar relativisht dy ndeshje të mira: humbi me Skënderbeun 4-3 në Korçë (me një gol të minutës së fundit të realizuar për korçarët nga Jorgo Çipi) dhe barazoi 1-1 në shtëpi me Gramozin (shënoi i pari me anë të Norës me penallti). Me Llanin në portë, Veliaj në mesfushë (ish-lojtar i Besës) e Norën në sulm, trajneri Nica beson se mund të dalë me një pikë të vlefshme nga stadiumi “Besa”.
SKËNDERBEU-FLAMURTARI
Takimi është para së gjithash një derbi trajnerësh vlonjatë: Gerti Haxhiu (Skënderbeu)-Eqerem Memushi (Flamurtari), por dhe një derbi kroat, pasi të dyja skuadrat kanë në gjirin lojtarë kroatë: 4 Skenderbeu, 2 Flamurtari. Skënderbeu fitoi javën e parë në shtëpi me Laçin (4-3) dhe humbi në javën e dytë në kryeqytet me Tiranën (1-0), ndaj kësaj të fundit në javën e parë Flamurtarin me rezultatin bindës 3-1. Flamurtari mbërrin në Korçë pas humbjes së thellë me Dinamon (0-3) në Vlorë, dhe në rast se vlonjatët dalin me humbje, atëherë aventura e trajnerit Eqerem Memushi mund të konsiderohet e mbyllur. Skënderbeu-Flamurtari është një betejë midis mesfushorit kroat të Flamurtarit, Alvizh dhe portierit kroat të Skënderbeut, Tomasiç. Te Flamurtari luajnë dy futbollistë korçarë, dy sulmuesit Denis Mema dhe Marius Ngjela.
KASTRIOTI-VLLAZNIA
Vllaznia do të luajë në transfertë kundër Kastriotit me synimin e vetëm, marrjen e tri pikëve, ndaj një skuadre e ka “mposhtur” në statistikat e 15 ndeshjeve historike midis tyre në Superligë: 7 fitore, 6 barazime e 2 humbje. Gjithsesi, në ndeshjen miqësore të zhvilluar midis tyre, Kastrioti doli fitues. Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika do të ketë në dispozicion nga minuta e parë ish-mbrojtësin e Partizanit, Ardit Beqiri, Vioresin Sinani e Ndriçim Shtubina. Kastrioti nga ana e tij synon të marrë pikët e para në Superligë, pas dy humbjeve me Dinamon (1-3) dhe Teutën (2-1). Trajnerit Ramadan Ndreu do t’i mungojë kapiteni Fatmir Caca, por dhe Florjan Braho, Olsi Teqja e Rigers Hoxha.
Apolonia-Shkumbini, premiera e Miles
Sfida në “Loni Papuçiu” ka një përgjegjësi të veçantë për trajnerin e ri të Shkumbinit, beratasin Kristaq Mile. Peqinasit nuk i kanë bërë një nisje të mirë sezonit (1 barazim në transfertë me Gramozin, 0-0; 1 humbje me Besën në shtëpi, 1-2), çka solli edhe dorëheqjen e detyruar të ish-trajnerit Gugash Magani. Mesfushori Viktor Gjyla tha se “autokritika e Shkumbinit nis në Fier”. Apolonia nga ana e saj, pas fitores 2-0 me Teutën (dopjetë e Erjon Hotit), humbi 1-0 në Shkodër me Vllazninë, vetëm në minutën e fundit (gol i kosovarit Ilir Nallbani). Trajneri Esad Karishik synon tri pikë të tjera dhe këtë e beson edhe kapiteni i fierakëve, serbi Sead Haxhibuliç.
Dinamo – Teuta, kryendeshja e javës së 3-të
Kjo mund të konsiderohet edhe si kryendeshja e javës së tretë, dhe jo vetëm për faktin se do të luhet në orën 19:00 në “Qemal Stafa” nën dritën e prozhektorëve. Dinamo ka dominuar në dy javët e parë me dy fitore në transfertë e gjashtë gola të shënuar (me Kastriotin , 1-3; me Flamurtarin, 0-3), duke kryesuar edhe renditjen pas javës së dytë. Teuta e Mirel Josës, nga ana saj pas dështimit në Fier (humbi 2-0 me Apoloninë), korrigjoi diçka me Kastriotin (2-1, dy gola të kapitenit Vangjel Mile). Dinamo e Shkëlqim Muçës synon këtë sezon titullin e 18-të (24 ka Tirana, 15 Partizani) dhe marrja e tri pikëve me durrsakët është një detyrim primar, për të mos i lënë terren Besës (po 6 pikë), që ka një ndeshje të lehtë në letër me Laçin.
Kategoria Superiore
Java III, 13.09.2009
Skënderbeu-Flamurtari 16:30
Gramozi-Tirana 16:30
Besa-Laçi 16:30
Apolonia-Shkumbini 16:30
Kastrioti-Vllaznia 16:30
Dinamo-Teuta 21:00
RENDITJA, JAVA 2
1.Dinamo 2 6
2.Besa 2 6
3.Apolonia 2 3
4.Skënderbeu 2 3
5.Flamurtari 2 3
6.Tirana 2 3
7.Teuta 2 3
8.Vllaznia 2 3
9.Gramozi 2 2
10.Laçi 2 1
11.Shkumbini 2 1
12.Kastrioti 2 0
13 Shtator 2009