BE: Po ndjekim operacionin "Monstër"

Bashkimi Evropian (BE) ka bërë të ditur sot se po vazhdon të ndjekë nga afër arrestimet nga operacioni "Monstër" lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
"Jemi të njohur se hetimet për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovcit më 12 prill, ka sjellë deri tek arrestime në kuadër të një operacioni policor të realizuar më 1 maj. Vazhdojmë të ndjekim nga afër aktivitetet", thuhet në një deklaratë të Delegacionit të BE-së në Shkup.
Zyra e BE-së më tej thekson se institucionet shtetërore kanë punën e tyre për të kryer aktivitetet e duhura, pa dallim nga përkatësia etnike apo fetare e viktimave apo kryerësve. "Mbetet që në qetësi të presim organet gjyqësore të sjellin vendim të drejtë në një afatin e caktuar kohor", thuhet në deklaratën e Delegacionit të BE-së në Shkup.