Greqi, mijëra persona protestojnë në Athinë

Pjesa më e madhe e protestuesve ishin militantë komunistë. Në Greqi, 1 maji njihet tradicionalisht si ''ditë greve e përgjithshme'' në sektorin privat dhe publik.
Këto manifestime zhvillohen pesë ditë para zgjedhjeve legjislative të 6 majit, rezultati i të cilave nuk është i sigurt për shkak të uljes së popullaritetit për dy partitë kryesore, Demokracia e Re, që është favorite dhe socialistët e Pasok, sanksionuar për politikën shtrënguese vendosur nga kreditorët e vendit.
Sipas policisë, më shumë se 8 000 militantë të Frontit të Luftës të Punëtorëve (Pame) manifestuan në Aspropyrgos, rreth 35 kilometra nga Athina, ku ndodhet uzina e çelikut e grupit ''Hellenic Halyvourgia'', punonjësit e së cilës janë në grevë që prej disa muajsh për të protestuar kundër uljes së pagave.
Sindikatat private dhe publike bënë thirrje për një manifestim në Athinë dhe Selanik, qyteti i dytë grek në veri të vendit.
Sipas policisë, rreth 1 500 persona i janë përgjigjur thirrjes së sindikatave në Athinë dhe rreth 2 000 militantë kanë marrë pjesë në një tjetër manifestim të organizuar nga grupet e së majtës./Start/
2012-05-01 19:19