E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia do të hartojë kushtetutën e re, plotësisht civile

Qëllimi është që të hartohet një kushtetutë më e thjeshtë dhe me karakter më demokratik, e cila do të zëvendësojë kushtetutën aktuale, e hartuar 30 vite më parë nën udhëheqjen ushtarake.

Kushtetuta aktuale i dha pushtet të madh ushtrisë, zvogëloi të drejtat e individit dhe injoroi gjerësisht minoritetet e vendit, përfshirë edhe kurdët.

Drafti për kushtetutën e re pritet të përmbyllet deri në fund të vitit.  Komisioni multi-partiak deri tani ka operuar gjerësisht me konsensus duke premtuar një kushtetutë që garanton dëshirën e popullit dhe krijon një demokraci përfaqësuese.

Anekënd Turqisë janë mbajtur takime në të cilët shoqëria civile është inkurajuar të kontribuojë me pikëpamjet e saj, thonë korrespondentët.

Çështjet më delikate janë ende përpara. Pikat më të nxehta janë autonomia kulturore e kurdëve dhe kompetencat e Presidentit.

Kryeministri, Rexhep Tajip Erdoan, i cili ka dominuar politikën e vendit për më shumë se një dekadë nuk i ka fshehur ambiciet e tij për të kaluar në presidencë pasi t’i përfundojë mandati i fundit.

Nëse konsensusi për kushtetutën nuk arrihet në Parlament, Erdoan ka kërcënuar se do ta miratojë kushtetutën me referendum.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-01 17:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›