E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Gruevski: S`ka zgjedhje tëparakohshme këtë vit

SHKUP-Kryeministri Nikolla Gruevski sot i është përgjigjur zërave të analistëve për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Maqedoni, duke theksuar se për këtë vit nuk planifikohen zgjedhje të parakohshme.

“Kam thënë disa herë se ne nuk planifikojmë këtë vit, të ketë zgjedhje të parakohshme, kështu që të gjitha analizat dhe prognozat se gjasme planifikohen zgjedhje këtë vit, janë të pavërteta”, ka theksuar kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Duke folur për tre kërkesat e bëra nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti si partner i koalicionit, kryeministri Gruevski ka theksuar se për disa çështje me Ahmetin kanë arritur marrëveshje.

“Me udhëheqësit e BDI-së kemi takime të rregullta për çështje të ndryshme. Vazhdon dialogu për shumë çështje. Disa i kemi mbaruar, ndërsa disa janë në rrjedhë që në të ardhmen do të kenë zgjidhje, kështu që bëhet fjalë për një proces në vazhdimësi”, ka theksuar Gruevski.
Lidhur me kontestin e emrit, ai tha se pranon çdo zgjidhje që nuk dëmton interesat shtetërore dhe kombëtare të Maqedonisë
Gruevski reagoi ndaj zërave të analistëve që në deklaratat e bëra parashikonin zgjedhje të parakohshme në Maqedoni.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›