Sadriaj, shqiptari i gjashtë i Bundesligës

Bajram Sadriaj është shqiptari i gjashtë që do të luajë këtë sezon në Bundesliga 1, pas Ervin Skelës (Energi Kotbus), Atin Lalës (Hanover 96), Edmond Kapllanit (Karlsruhe), Mërgim Mavrajt (Bokum) e Faton Toskit (Eintraht i Frankfurtit).
Sulmuesi i ri 21-vjecar (1.78 m, mbush 22 vjec më 10 gusht) është blerë gjatë merkatos verore nga Borusia e Dortmundit dhe pritet të debutojë në Kupën e Gjermanisë kundër Rot Vajs Esenit, kjo edhe për shkak të disa dëmtimeve që te Borusia.
Trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop thotë: "Bajram ka shumë potencial, sidomos në duelet një-kundër-një është një armë e mirë".
Sadriaj më parë ka qenë lojtar i TSG Thannhausen, një skuadër e kategorisë së tretë gjermane, por tashmë ka nënshkruar një kontratë dyvjecare profesionale me Borusian. Sipas mediave gjermane, Sadriaj dallohet vecanërisht për përdorimin e topit.