Skela, pesë gola në miqësoret e Energise

Energi Kotbus i Ervin Skelës mbylli serinë e gjatë prej 13 ndeshjesh miqësore (8 fitore), dhe tashmë është gati të fillojë aventurën, së pari në Kupën e Gjermanisë kundër Tennis Borussia Berlin e më pas në atë të Bundesligës 1 kundër 1899 Hoffenheim.
Në këto miqëore fantazisti i Kombëtares shqiptare shënoi në total 5 gola dhe dha disa asistë. Spikasin në këto ndeshje fitorja 18:1 kundër SV Allemannia 08 Jessen dhe ajo 11-0 kundër BSG Stahl Altenberg.