E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 ore gare nga shiu Button fiton mimin e Kanadase

 Jenson Button ka triumfuar në Çmimin e Madh të Kanadasë pas një gare triller, e cila zgjati më shumë se katër orë për shkak të shiut të dendur që e ndërpreu disa herë atë. Piloti anglez i McLaren ishte protagonisti absolut i cirkuitit të Montrealit. Ai bëri gjashtë pit-stop, ndërsa u përplas dy herë gjatë garës, përpara se ta fitonte atë vetëm në xhiron e fundit. Button kaloi finishin përpara kampionit të fuqi Sebastian Vettel. 
Piloti gjerman i skuderisë Red Bull kryesoi që nga nisja, por në fund nuk arriti të durojë presionin e Janson Button dhe për pak doli nga pista. Në vendin e tretë të podit të fituesëve për Çmimin e Madh të Kanadasë u ngjit Marc Webber. Australiani arriti të fitojë duelin me Michael Schumaker. 

Shtatë herë kampionit të botës nuk i mjaftoi eksperienca, pasi Mercedesi i tij konfirmoi se është më i ngadaltë se rivalët e tjerë për titullin kampion. Gjatë garës Schumaker arriti vendin e dytë, por nuk e ruajti pozicionin, duke u kaluar në fillim nga Button dhe më pas nga Webber. 

Çmimi i Madh i Kanadasë ishte një dështim i vërtetë për Levis Hamilton dhe Fernando Alonso. Dy pilotët nuk arritën ta mbullnin garën, anglezi si pasojë e përplasjes me shokun e tij të skuadrës Janson Button, ndërsa spanjolli i Ferrarit doli nga pista. Pas garës kanadeze, botërori 2011 i Formula 1 kryesohet nga Sebastian Vettel me 161 pikë, 60 më shumë se Jansson Button i vendit të dytë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›