SHBA, republikanët sulmojnë Obamën për dobësimin e dollarit
Figurat krysore të kampit të republikanëve përsëritën deklaratat e Sarah Palin, në një sulm verbal ndaj presidentit Barack Obama, mbi situatën e dobët të dollarit.
Analistët deklarojnë se është shumë e rrezikshme të bësh politikë në kurriz të monedhës amerikane, që tradicionalisht nuk ka qënë pjesë e mjeteve politike për të arritur një fitore kundër rivalëve, por duket se kjo tabu është thyer tashmë.Palin, ish-kandidatja Republikane për postin e zëvendëspresidentit dhe ish-guvernatore e Alaskës, i ka bërë publike kritikat e saj mbi gjendjen e dobët të dollarit në faqen e saj të rrjetit social "Facebook".
Ajo e lidhte dobësimin e dollarit me varësinë e SHBA-së tek nafta e huaj, vlerën e madhe të defiçitit amerikan dhe me pikëpyetjen në lidhje me faktin nëse dollari e meriton satusin e monedhës rezervë.
"Mund ta shohim qartë efektin i kësaj po e paguajmë me ar, që ka arritur një nivel rekord sot në kundërpërgjigje të shqetësimeve për dobësimin e dollarit", shruante Palin në "Facebook" këtë javë.
"E gjithë kjo është si rezultat e borxhit të dalë jashtë kontrolli. Pikërisht për këtë arsye duhet të kufizojmë shpenzimet dhe për po këtë arsye kemi nevojë për mosvarësi energjetike", theksonte Palin.