E Diel, 1 Nëntor 2026

PE, Lunacek: Në Kosovë të merret pjesë në zgjedhje

Raportuesja e posaçme për Kosovën ne Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, deklaron se zgjedhjet lokale në Kosovë, përfshirë mënyrën e organizimit të tyre dhe shkallën e pjesëmarrjes së qytetarëve, do të jenë një dëshmi për BE-në se cilat janë të arriturat në vend. Në një intervistë për BBC-Në Ajo u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës e në veçanti serbëve lokalë, që të marrin pjesë në zgjedhje.
Zonja Lunacek tha se përveç misionit të Komisionit Evropian edhe Parlamenti i Evropës do të dërgojë një grup prej afro shtatë deputetësh për të përcjellë zgjedhjet, megjithëse nënvizoi se organizmat evropianë, për shkak të pamundësisë ligjore, nuk i vëzhgojnë zgjedhjet lokale në asnjë vend.
Ajo e cilësoi si një lloj kompromisi të BE-së dërgimin e misioneve për zgjedhjet që, sipas saj, nuk do të jenë misione vëzhgimi, por delegacione bashkëpunimi me autoritetet vendore.
Komisioni Evropian ka vendosur të dërgojë një mision prej tre ekspertësh për të vëzhguar zgjedhjet lokale në Kosovë, i cili u cilësua si mision analitik dhe raportues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›