E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, Gilani: Jo grusht shteti në vend, presim reagim nga AP

Zyrtarët e Pakistanit dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë mohuar raportimet e lajmeve se kryeministri pakistanez ka kontaktuar me telefon Komisionin e Lartë Britanik, për të shprehur frikën e tij se një grusht shteti ushtarak është i pashmangshëm në vendin e tij.

Në një raport të publikuar dje, agjencia e lajmeve AP citon burime anonime të cilat theksojnë se kryeminisri pakistanez, Juzuf Reza Gilani pyet Komisionerin e Lartë, Adam Tompson për përkrahje nga Britania në rast të një sulmi të mundshëm të vendit të tij. Ndërkohë zëdhënësi i Gilanit, Akram Shahidi i ka thënë CNN-it se këto raporte janë tërësisht të pavërteta. Sipas tij, kryeministri nuk ka folur me Komisionerin e Lartë rreth kësaj çështjeje.

Edhe zëdhënësi i Komisionerit të Lartë tha se nuk ka pasur ndonjë thirrje telefonike dhe se komisioneri ka kërkuar nga agjencia e lajmeve, AP të përgenjështojë lajmin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›