E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e shkencëtarit, OKB dënon “çdo veprim terrorist”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se sulme, si ato që i morën jetën shkencëtarit bërthamor të Iranit në Teheran, do të dënohen.

“Çdo veprim terrorist apo vrasje njeriu, qoftë ai shkencëtar apo civil, do të dënohet. Një gjë e tillë nuk është e pranueshme. Të drejtat e njeriut duhet të mbrohen”, citon zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara.

Shkencëtari iranian, Mustafa Ahmadi-Rosha u vra të mërkurën në Teheran.

Ambasadori i Iranit në OKB, Muhamed Khazai, i ka dërguar letër Ban Ki-munit dhe Këshillit të Sigurimit për të kërkuar dënimin e vrasjes, për të cilën Teherani ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

SHBA ka mohuar përfshirjen në vrasje dhe e ka dënuar atë, ndërsa Izraeli ka refuzuar të komentojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›