E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e adoleshentit grek, dëshmojne dy policët

Athine-Gjatë ditës së sotme janë marrë në pyetje edhe dy punonjësit e policisë që konsiderohen si vrasësit e 15 vjeçarit. Avokati i tyre, një emër shumë i njohur në rrethin avokator grek, Aleksis Kujas, ka bërë akuza të rënda ndaj klasës politike në vend, të cilat i kanë dhënë një distancë të pamerituar çështjes. Gjatë seancës gjyqësore të dy policëve, jashtë ambienteve të Gjykatës, janë mbledhur një numër i madh protestuesish të cilët janë përleshur me policinë përreth Gjykatës. Gjatë seancës, avokati i dy të pandehurëve e ka cilësuar si të rastësishme këtë fenomen, duke i’u referuar edhe autopsia balistike, e cila ka konfirmuar në stadin e parë se 15 vjeçari është vrarë nga një plumb rikoshet, pra jo nga një goditje e drejtpërdrejtë i punonjësit të policisë. Ndërsa punonjësi i policisë që akuzohet për vrasje, është dënuar nga mediat greke, nga që nuk ka kërkuar ende falje për krimin makabër që ka shkaktuar. Ai ka mbështetur përsëri në gjykatë së goditjet e tij kanë qenë në ajër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›