Festohet në Francë Deklarata e të Drejtave të Njeriut
Pëfaqësues nga OKB-ja, Komisioni Evropian dhe organizata të tjera mblidhen në Paris për të festuar 60 vjetorin e deklaratës për të Drejtat e Njeriut.
Kryeqyteti francez ishte vendi ku u adaptua kjo deklaratë më 10 dhjetor të vitit 1948 pas luftës së Dytë Botërore. Mbështetësit thonë se ky është dokumenti që transformoi diplomacinë ndërkombëtare, por kritikët thonë se ky dokument historik po bëhet gjithnjë e më pak relevant.
Pas 60 vjetësh, Palais de Chaillot pranë kullës së Eifelit, do të jetë vendi ku do të bëhen festimet për ditëlindjen e deklaratës së pavarësisë. E lindur pas luftës së Dytë Botërore, Deklarata Universale solli një miratim unanim që prej fillimit.
Të drejtuar nga Bashkimit Sovjetik dhe aleatët e tij komunistë, shumë vende kundërshtuan ato që panë si parime borgjeze të perëndimit.
Amnesty International, që organizon shumë aktivitete përkujtimore në mbarë Francën, thotë se deklarata i vendos të drejtat e njeriut në një axhendë ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner e ka përdorur atë për të justifikuar ndërhyrjet në misioniet humanitare.
Por kritikët e tij thonë se që prej 11 shtatorit, shqetësimet që kanë të bëjnë me sigurinë janë bërë më prioritare sesa të drejtat e njeriut.
Ndërsa në vendet më të varfëra aktivistët thonë se zhvillimi dhe ambjenti janë prioritete më të mëdha. Ngritja e Rusisë dhe Kinës si fuqi ekonomike e ka sfiduar edhe më tej influencën e deklaratës. Të dyja këto vende i hedhin poshtë kritikat e perëndimit për repsektimin e të drejtave të njeriut.