E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, sanksione të ashpra kundër Iranit

07-02-2013 / Gazeta 55

Uashingtoni: Përpjekje për të ndaluar programin bërthamor

Pas dy paralajmërimeve, SHBA ashpërson sanksionet ekzistuese ndaj Iranit.
Masat e reja kufizojnë aksesin e Iranit në të ardhurat vetjake nga nafta, por përfshijnë gjithashtu edhe kufizime financiare ndaj medias shtetërore të Iranit. Sanksionet marrin efekt pas kalimit të një ligji në Kongres, rreth 6 muaj më parë. Bisedime ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit do të mbahen më vonë gjatë këtij muaji.
Të ardhurat, që Irani do të marrë nga shitja e naftës drejt 9 blerësve potencialë, përfshi këtu Kinën, Indinë dhe Turqinë, do të kreditohen në një llogari bankare në këto vende, e nuk do të shkojnë në Iran.
Nën këto sanksione, paratë mund të përdoren nga Irani vetëm për blerjen e të mirave nga këto vende. Institucionet financiare, që kryejnë marrëdhënie biznesi me Iranin, e dinë se rrezikojnë të ndëshkohen nga sistemi financiar amerikan, nëse thyejnë ndonjë nga këto rregulla strikte të reja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›